Walker Shqiperia pranoi armet te premten ju tregojme detajet (Video)

Walker: Shqiperia pranoi armet, te premten ju tregojme detajet (Video)

Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera”, është shprehur se vendimi për të asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten. Sipas pothuajse të gjithë agjentët kimikë do të trsnsportohen drejtë vendit tonë. I pyetur nga gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike,Walker u shpreh se vendi ynë ka pasur edhe eksperienca të mëparme në këtë fushë.

“Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Shqipëria ka kaluar nëpërmjet një procesi të shkatërrimit të armëve në vitin 2007. Ata kishin një arsenal të vogël armësh kimike dhe Organizata për Parandalimin e ArmëveKimike, zbuloi se këtij vendi (Shqipërisë) iu deshën gjashtë muaj për të shkatërruar 16 ton të një agjenti të quajtur gaz mustard që iu ishte dhënë nga Kina” u shpreh ai.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama