Wall Street Journal Loja strategjike e zgjedhjes se TAP

Wall Street Journal: Loja strategjike e zgjedhjes se TAP
Gazeta prestigjoze Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull shumë të hollësishëm analitik miratimit të memorandumit tripalësh për gazin. Në një shkrim nga Alessandro Torello, thuhet se, pas përjashtimit të dy nga katër projektet, që konkurronin fillimisht për të sjellë gazin natyror të Detit Kaspik në Europë, Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan të premten një marrëveshje mbështetjeje politike për Gazsjellësin TransAdriatik (TAP). Fakti që marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kombeve të Bashkuara i dha TAP-it një moment lavdie globale. Në fakt, marrëveshja është e rëndësishme, shkruan gazeta. TAP ka nevojë të dëshpëruar për mbështetje politike, që është thelbësore për zhvillimin e çdo gazsjellësi dhe tregon se qeveritë do të shpenzojnë kohë dhe kapital politik, që të sigurohen që projekti të bëhet funksional.

Në këtë rast, marrëveshja ka akoma edhe më shumë rëndësi. Deri pak muaj më parë, si Italia ashtu dhe Greqia mbështesnin një tjetër projekt gazsjellësi: Interconnector Turkey-Greece-Italy (ITGI), që mbështetej nga dy nga kompanitë e tyre të energjisë, Edison SpA dhe DEPA. ITGI u përjashtua nga konkurrenca për gazin Kaspik dhe marrëveshja e të premtes tregon se Italia dhe Greqia e kanë ndryshuar tashmë strategjinë e tyre dhe janë pozicionuar në kahun e TAP. Por TAP gjithsesi do të kalojë disa pengesa përpara se ëndrra të bëhet e vërtetë. Mbështetja e qeverive do të bëhet shumë e prekshme në momentin që një kompani (e kontrolluar nga shteti) do të hyjë si një aksioner i TAP-it. Asgjë nuk është finalizuar akoma, por kompania italiane ENEL ka shfaqur interes për TAP-in prej muajsh, ndaj diçka mund të lëvizë.

Disa analistë e shohin këtë partneritet si pika reale e kthesës në mbështetjen e vendit për gazsjellësin.Ka dhe një tjetër sfidë për TAP-in: miratimi politik dhe publik në nivel vendor. Në Itali ka shumë shembuj të protestave të komuniteteve kundër projekteve të mëdha të infrastrukturës, që shihen si një humbje parash dhe shkatërruese për vendet e bukura. TAP-i do të duhet të punojë shumë që të fitojë zemrat e njerëzve të Pulias, rajonit juglindor, ku gazsjellësi duhet të kalojë nëpër tokë, pasi të kalojë detin drejt Shqipërisë. Hapi tjetër është që gazsjellësi të përfundojë miratimet rregullatore. Do duhet që të lëvizë shpejt: pronarët e gazit Kaspik po planifikojnë që të zgjedhin midis TAP-it dhe konkurrentit të tij Nabucco Ëest (që do të kalojë në Europën qendrore) më e largëta deri në mesin e 2013-s. Pikërisht në atë kohë kur Italia do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama