WebP – Google deshiron te shpejtoje internetin me 40
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Ka disa kohe qe Google po vendos theksin mbi “webin” e shpejte. Hapat filluan me penalizimin e faqeve te ngadalta, permiresimin e teknikave te javascripteve dhe tashme rradhen e kane imazhet! Vetem pak dite me pare, Google njofton botimin e nje formati te ri imazhesh i cili do perdoret vetem ne Internet. Formati i ri quhet WebP!
Sipas Google, imazhet dhe fotot zene rreth 65% te trafikut te transmetuar sot per sot ne internet. Pikerisht keto imazhe mund te ngadalesojne lundrimin ne faqe nga ana e perdoruesve sidomos ne rrjete me kufizim trafiku si telefonia. Formatet qe perdoren sot per sot ne internet jane pjese e teknologjive te vjetra dhe jane krijuar kohe para webit dhe pa pasur qellim optimizimin e madhesise se tyre. Megjithe kompresimin e mire te JPG, pritet qe WebP te kete nje cilesi te njejte per skedare me madhesi akoma me te vogel.
Permiresimi i kompresimit te formateve JPEG u be duke perdorur nje kodues te quajtur VP8, edhe ky produkt open-source i Google. Rezultatet qe pashe ne galerine e shembujve te Google jane te shkelqyeshme. Problemi i vetem do ishte pranimi i lundruesve per kete format te ri. Megjithate PNG si format lejon mundesine e leximit te “kokes” se imazheve dhe trajtimin e tyre ne menyre e duhur.
Google ka leshuar gjithashtu dhe nje konvertues per kete format te ri. Cdo webmaster mund te konvertoje skedaret imazhe ne formatin e ri, por konvertuesi aktualisht eshte i instalueshem vetem ne sisteme linux. (Pritet qe te ofrohet shume shpejt dhe nje konvertues per windows).
Nese ky produkt i ri i Google do jete me verte i suksesshem, do ishte e lehte per administratoret e serverave qe te instalojne nje convertues baze qe konverton ne kohe reale skedaret ne formatin e ri per sa kohe qe webmasterat nuk do ishin gati te konvertonin imazhet nje nga nje. Te ulesh trafikun e faqes me rreth 40% do te jepte nje dore te mire tek shpejtesia e cdo faqeje dhe konsumi i trafikut ne faqet e medha.