Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks ka ndërmend të kandidojë për senatin australian. Lajmi për kandidimin e mundshëm të tij e komunikoi WikiLeaks përmes një mesazhi në Twitter. Assange, qytetar australian, ndodhet në arrest shtëpie dhe është në pritje të vendimit të gjykatës britanike lidhur me ekstradimin e tij në Zvicër ku akuzohet për ngacmime seksuale. Siç raporton noa.al, Assange i ka mohuar me forcë akuzat duke u kundërpërgjigjur se akuzat ndaj tij vijnë pas publikimeve të dokumenteve në internet. Më tej ai ka sqaruar se kushtet e tij ligjore nuk e pengojnë të kandidojë për senator në Australi.“Mësuam se është e mundur që Julian Assange të kandidojë për në Senatin Australian edhe pse ndodhet në arrest shtëpie”, konfirmoi WikiLeaks.