WikiLeaks publikon pislleqet e qeverive. SHBA-te shtojne sigurine

WikiLeaks publikon 'pislleqet' e qeverive. SHBA-te shtojne sigurine
Nje kongresmen amerikan ka bere thirrje qe Wikileaks te cilesohet si organizate terroriste, pasi sherbimi ne internet botoi mijera copeza nga mesazhe diplomatike amerikane.

Peter King, qe ben pjese ne Komisionin per Sigurine e Brendshme te Dhomes se Perfaqesuesve, tha se Wikileaks ishte duke vene ne rrezik jeten e amerikaneve dhe aleateve te tyre. Pese gazeta ne vende te ndryshme i kane botuar disa nga keto mesazhe.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes thote se eshte duke e forcuar sigurine e kompjuterave, me qellim qe te parandalohen dalje te tilla informacionesh. Botimi e fundit vleresohet si grupi me i madh i dokumentave qe dalin ne publik.
Telegramet diplomatike qe kane dale deri tani dhe jane botuar ne gazeta, perfshire ne gazetat Guardian dhe New York Times, tregojne se disa udheheqes arabe i kane kerkuar SHBA-se qe te sulmojne Iranin dhe te shkaterrojne programin berthamor.


Skandalet e botuara nga WikiLeaks
Nje karte memorie, jo me e madhe se sa dy thonj njeriu, mberriti ne fillim te vitit ne duart e njerit prej gazetareve te "The Guardian". Pajisja ishte aq e vogel sa mund te vihej ne qafe edhe si varese dhe askush nuk do te dyshonte per te, por permbajtja e saj eshte nje "bombe" qe do te trondite te gjitha kancelarite e botes. Ajo eshte goditja me e madhe qe i eshte bere ndonje here diplomacise amerikane.
Behet fjale per nje material 1.6 gigabajt qe permban miliona fjale, me shume se 250 mije tekste dhe dokumente te rrjedhura nga arkivat sekrete amerikane. Ajo qe do te shfaqet ne ditet dhe javet e ardhshme eshte nje foto e papare te diplomacise sekrete amerikane qe sillet si superfuqi e vetme ne krye te planetit. Ne kete material ndodhen te gjitha komunikimet e 250 ambasadave amerikane ne te gjithe boten. Aty tregohet se si SHBA negocion, ben presion, madje ndonje here edhe denigron si aleatet, ashtu edhe armiqte e saj. Jane shifra dhe fjale qe nuk duhet te kishin dale kurre nga arkivat sekrete, por qe tani do ndryshojne politiken globale.


Aty tregohet per llogarite e detajuara te korrupsionit nga regjimet e huaja, dergesat e fshehta te armeve, trafikimi i qenieve njerezore dhe shume te tjera. Disa jane te bazuara ne intervista me burime lokale, ndersa te tjerat jane pershtypjet e pergjithshme dhe njoftime te shkruara nga zyrtaret e larte te Departamentit Amerikan te Shtetit.
Materialet jane hartuar ne pergjithesi nga ambasadoret apo vartesit e tyre. Ato nuk permbajne deshmi komplotesh, vrasjesh, rrembime te CIA-s apo ndermarrje te tilla kriminale si skandali Iran-Contra ne vitet e Regan, kur luftetaret anti-Nikaragua u financuan ne menyre te fshehte.


Ushtria amerikane beson se ajo e di se ku eshte burimi i rrjedhjes me te madhe te informacionit ne historine e njerezimit. Nje ushtar, Bradley Manning, 22-vjeç, ka qene mbajtur ne izolimit per shtate muajt e fundit dhe do perballet me nje gjyq ushtarak ne vitin e ri. Analisti i ish-sherbimit te fshehte eshte i ngarkuar me shkarkime te paautorizuar te materialit te klasifikuara teksa sherbente ne nje baze ushtarake jashte Bagdadit. Ai eshte i dyshuar per marrjen e kopjeve te arkivit jo vetem nga Departamenti i Shtetit, por edhe video te ushtrise.
Ne ndihme te spiunit me te madh ka ardhur e paparashikueshmja Ledi Gaga. Autoritet amerikane kane pergjuar nje bisede mes Manning dhe nje hakeri, ku ky i fundit i shpjegonte "burimit" se do perdorte nje CD te Ledi Gaga per te transportuar materialet. "CD eshte i rishkrueshem. Fshij muziken dhe mbi te shkruaj materialet. Askush nuk do te dyshoje per kete gje. Gjate kesaj kohe ti sillu sikur po degjon Ledi Gaga
Manning ia tha kete bisede korrespondentit te tij, Adrian Lamo, i cili me pas e denoncoi ate tek autoritetet. "Hillary Clinton dhe disa mijera diplomate ne te gjithe boten do te pesojne nje krize ne zemer kur te mesojne se e gjithe magazina e diplomacise amerikane do te behet publike",- tha Lamo. Por pergjigjja e Manning ishte: "Informacioni duhet te jete i lire. Ai i perket opinionit publik..."

Bien serveret e Wikileaks, ngarkese, apo sulm?

Ne diten kur Wikileaks, faqja e internetit qe po trondit qeverite me te medha boterore, njoftoi per publikimin e dokumenteve sekrete qe tregojne marredheniet e "fshehta" mes qeverive te ndryshme, serveret e saj jane bere te paarritshem. Wikileaks zakonisht shkon offline pak ore para publikimit te dokumenteve sekrete per t'u dhene kohe ngarkimit te tyre. Por diten e djeshme ato nuk u hapen kurre. Duke parashikuar kete gje, Wikileaks ka shperndare informacionin ne pese gazetat me te medha ne bote. Themeluesit i Wikileaks, Julian Assange, ka zgjedhur "The Guardian" ne Britani; "New York Times" ne SHBA, "Le Monde" ne France, "El País" ne Spanje dhe "Der Spiegel" ne Gjermani per te shperndare informacionin e tij. Materiali i eshte dhene ketyre gazetave qe ne fillim te vitit dhe ato kane pranuar qe do ta mbajne te fshehte deri ne daten e caktuar. Dje pasdite ishte orari final dhe keto gazeta kane publikuar informacionin ne faqet e tyre online.


Çfare eshte Wikileaks
Wikileaks eshte nje organizate mediatike jofitimprurese qe ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare te siguruara ne nga burime sekrete. Kryesisht behet fjale per dokumente sekrete te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe te gjitha strukturave te tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange, i cili eshte person ne kerkim nga Sherbimet Sekrete amerikane. Duke nisur nga viti 2006, Wikileaks ka publikuar qindra mijera dokumente sekrete amerikane per shume shtete te botes. Ne tetor organizata publikoi 400 mije dokumente sekrete amerikane per luften ne Irak. Kjo solli pothuajse shkaterrimin e imazhit te ushtrise dhe politikave amerikane ne rajon. Dje Wikileaks publikoi 250 mije dokumente te reja qe hedhin drite mbi marredheniet e SHBA-se me shtetet e tjera te botes, informacione sekrete per aktivitete nga me te ndryshmet dhe dokumente qe tregojne diplomacione e fshehte amerikane.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama