----------------------------------------------------------------------
Arabia Saudite është burimi më i madh në botë i fondeve për grupet militante islamike, të tilla si talebanët afganë dhe Lashkar-e-Taiba, dhe se qeveria e Arabisë Saudite nuk është e gatshme për të frenuar rrjedhjen e parave, sipas Hillary Clinton Bazuar në dokumentet e fundit të botuara nga Ëikilieaks thuhet se Arabia Saudite mbetet nje bazë e rëndësishme mbështetjeje financiare për grupe terroriste si Al-Qaeda apo grupet talebane. Kështu shkruhet në një letër sekrete të vitit 2009, firmosur nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton. Në këtë 'memo' Klinton u kërkon diplomatëve të saj të dyfishojnë përpjekjet për të ndaluar rrjedhjen e parave nga ekstremistët në Pakistan dhe Afganistan.
Donatorët nga Arabia Saudite përbëjnë burimin më të rëndësishëm dhe kryesor në financimin e grupeve terroriste, thotë Klinton. Tre vende të tjera arabe janë listuar si burimi kryesor për grupet paramilitante Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.