Të dhënat e “Wikipedia”-s janë të lira për t’u modifikuar nga vete publiku dhe kjo e bën atë të ekspozuar nga njohja e gabuar e fakteve dhe nga sabotimet e disa personave te interesuar ne tjetërsimin e fakteve te ndryshme.
Studimi u krye nga “Penn State University”, në SHBA dhe u përqendrua në studimin e aktivitetit të më shumë se një mijë përdoruesve të rregullt të enciklopedisë online. Për më tepër, pas zbulimit të një gabimi, korrigjimi nga “Wikipedia” është tepër i ngadaltë, me një në katër persona që nuk kanë marrë kurrë asnjë lloj përgjigje dhe të tjerët që kanë me javë, në mënyrë që sugjerimet e tyre të vlerësoheshin nga një moderator. Megjithatë, një vleresim i tillë u hodh poshtë nga vetë enciklopedia, e cila argumenton se të gjithë sugjerimet e përdoruesve të saj trajtohen brenda 2-5 ditësh.