Microsoft njoftoi të Mërkurën se do lëshonte Windows 8 për partnerët prodhues. Kjo do të thotë se kompania ka mbaruar fazën e ndryshimeve dhe po finalizon sistemin operativ, i cili është tashmë gati për t’u integruar në produkte.
Prodhuesit e kompjuterave si Lenovo, Asus, dhe Toshiba do të jenë të parët të kenë në dorë ndërtimin final të Windows 8, sistemi i cili do të vendoset në kompjuterat e rinj, pasi Windows 8 të ketë dalë zyrtarisht në treg në 26 Tetor.
Kjo gjë lejon që prodhuesit e kompjuterave të krijojnë software-t dhe driver-at e duhur për t’u përshtatur sa më mirë sistemit të ri. Prodhuesit gjithashtu do të kenë mundësinë të adaptojnë driver-at dhe software-at për kompjuterat me Windows 7, të cilët gjithashtu do të kenë mundësi të përdorin Windows 8. /Tech.Al/
http://www.tech.al/windows-8-ne-fazen-finale-para-leshimit/