TIRANE, 24 Korrik/ATSH/- Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faberu ka rezervuar një pritje të veçantë diplomatëve amerikanë që kanë shërbyer dhe atyre që do të shërbejnë në vendin tonë.
Në këtë takim, organizuar në ambientet e Ambasadës tonë në Amerikë me qëllim krijimin e kontakteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes diplomatëve amerikanë si dhe prezantimin e tyre me diplomatët shqiptarë të akredituar në Uashington, ishin të pranishëm edhe ish-Ambasadorët Xhon Withers dhe Aleksandër Arvizu.
Ata shkëmbyen pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi Shqipërinë me diplomatët e rinj amerikanë që pritet të marrin detyrën në Shqipëri në javët e ardhshme.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Faber foli për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Gjithashtu, Ambasadorja falenderoi Ambasadorët Withers dhe Arvizu për kontributin e tyre në çuarjen përpara të këtyre marrëdhënieve si dhe z. Yadzgery për mbështetjen e vazhdueshme./a.gegvataj/