Taulant Xhaka është kthyer këtë javë në formacionin e 11-ës më të mirë në kampionatin zvicerian.
Mesfushori i kuqezinjëve ka bërë paraqitje pozitive në ndeshjen ndaj St Gallenit që skuadra e tij Bazeli fitoi 0-7 në transfertë.
Shqiptari vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm në çdo ndeshje falë përformacnës së tij të shkëlqyer në fushën e lojës.
Formacioni i më të mirëve në Zvicër në kuadër të javës 28-të, zgjedhur nga gazeta Blick.ch.
Andris Vanins, Taulant Xhaka, Ezgjan Aliosk, Simone Grippo, Renato Steffen, Davide Callà, Alexander Fransson, Yoric Ravet, Guillaume Hoarau dhe Geoffrey Bia.