Kanë kaluar 17 vite pas vdekjes së saj, megjithatë gruaja e ish presidentit të vrarë vazhdon të habisë më deklaratat e saj. Në vitin 1963 ajo tregon idetë e saj rreth personave që e rrethonin. Xheki Kenedi e ka cilësuar liderin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Martin Luter King, një burrë të tmerrshëm. Ajo tregohet gjithashtu e ashpër edhe me zv. Presidentin në kohën e Kenedit, Lyndon Johnson. Ish zonja e parë tregon se si kunati i saj prokurori i përgjithshëm në atë kohë, Robert Kenedi, dhe ai i vrarë nga një atentat si i vëllai, i ka rrëfyer se King kishte ardhur i dehur në funeralin e ish presidentit.
“Ai bënte shaka me kardinalin e kishës dhe unë nuk mund të shoh një fotografi të Martin Luther King, pa menduar se sa njeri i tmerrshëm ishte “, rrëfen Kenedi. Xheki shfaq rezerva edhe për liderët e tjerë botërorë.
Për kryeministren indiane Indira Gandi, përshkrimi i ish- Zonjës së Parë është: “e hidhur, grua e tmerrshme”