Ju çfarë mendoni? Ka një debat interesant rreth kësaj teme, pra është më e keqe tradhtia fizike apo ajo emocionale? Për mua është e njëjta gjë, sepse në të dy situatat ka në themel një mungesë respekti. Të kuptoni nga një person tjetër, që vjen për të rrëfyer dashurinë. Për fat të keq, për atë që vuan, mund t’i ndodhë çdokujt, në vend që të zbuloj se i dashuri im nuk mund të mbajë zinxhirin e pantallonave mbyllur. Duke thënë këtë nuk e di nëse xhelozia i bënë mirë një marrëdhënie në çift. Duke iu kthyer kërkimeve; pavarësisht nga gjinia, shpjegojnë ekspertët, që të shpërthejë xhelozia, është një mekanizëm psikologjik, kulturor dhe mjedisor, prandaj kjo varet nga këndvështrimi që e shohin çiftet.
Kështu është autonomia e vendosur brenda jetës së një çifti, që ndikon mënyrën e këndvështrimit të tradhtisë, dhe këto çifte i japin më pak peshë tradhtisë fizike sesa asaj sentimentale. Ndërsa ata që jetojnë marrëdhënien e tyre në një mënyrë shumë më intensive më të thellë, më romantike, do të vuajnë më shumë për pabesinë e partnerit në aspektin emocional sesa atë fizik. Në anën tjetër vetë fjala Tradhti ka një domethënie negative. Historikisht njihen tradhtitë dhe mashtrimet jo vetëm në aspektin emocional të çifteve, por edhe në fusha të ndryshme të jetës.
Kali i Trojës personifikon më së miri tradhtinë si koncept, mirëpo pa u zgjeruar më shumë, ajo më e zakonshmja është mashtrimi apo tradhtia që ndodh në një marrëdhënie intime. Sidoqoftë ajo fizike apo emocionale, mendoj se pa emocion nuk mund të ketë kontakt fizik, përkundër arsyetimeve banale që jemi mësuar t’i dëgjojmë, se ishte vetëm njëherë apo fajtor ishte alkooli. Vullneti dhe dëshira janë katalizatorët kryesor të cilët kryejnë aktin në fjalë. Nëse ndërdija juaj është e pastër dhe i thotë “Jo” “mëkatit”, nuk do të lindnin konfliktet që qojnë deri në ndarjen e çiftit. Megjithatë tradhtia mbetet tradhti, çfarëdo ta quash atë, andaj mbajini “burrat” tuaj fort.