Mesfushori me origjinë kosovare Blerim Xhemaili edhe pse nuk spikati me formën e treguar sot në fushë me Zvicrën, atij nuk i mungoi mbështetja e tifozëve special në stadiumin e Francës.
Zvicra u eliminua me 11-metërsha sot nga Polonia në takimin e vlefshëm për 1/8-at. Xhemaili ishte në fushë për 58' minuta dhe më pas ai u zëvendësua nga Embolo.
Pas ndeshjes disa media të huaja duket se i bënë më shumë jehonë mbështetjes që bashkëshortja e tij Erjona Suleimani tregoi në shkallët e stadiumit së bashku me djalin, Luanin, se sa formës sportive ndaj Polonisë.