Xhihadistet dhe mercenaret i pret burgu

Xhihadistet dhe mercenaret i pret burgu

Organet e drejtësisë në Kosovë shumë shpejt do të kenë bazën ligjore për kapjen e shumë kosovarëve që po shkojnë nëpër luftërat jashtë vendit. Nëpër burgje shumë lehtë mund të përfundojnë edhe anëtarët të forumeve të ndryshme fetare, që përmes rrjeteve sociale nxisin kosovarët të shkojnë për të luftuar jashtë shtetit.

Dënimet arrijnë deri në 15 vjet burgim. Sipas ligjit, në momentin që do të kthehen kosovarët që kanë shkuar në Siri do t'i presë burgu. Ky vendim pritet të kalojë në Kuvend projektligjin për parandalimin e kosovarëve në luftëra jashtë shtetit. Gazeta “Tribuna” ka siguruar një kopje të ligjit, i cili përcakton si vepër penale pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në ndonjë luftë jashtë shtetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama