Xhimi Vardi do të vesh fanellën e Arsenalit brenda 24-tër orëve të ardhshme. Sipas "Football Insider" sulmuesi i Leiçesterit dhe kombëtares Angleze do të firmosi një kontratë me një pagesë 120.000 paund në javë, pas prishjes së marrëveshjes që ai kishte me "Dhelprat".
Një ofertë tjetër më e mirë mund t'i vijë lojtarit nga Leiçester, por duket sikur 29-vjeçari e ka ndarë mendjen për të qenë pjesë e skuadrës Londineze.
Nga ana tjetër trajneri i kombëtares Angleze e i ka ndaluar zhvillimin e negociatave dhe analizave mjekësore për lojtarët e grumbulluar ku bën pjesë edhe Vardi, por kjo nuk pritet të sjelli ndonjë problem pasi sipas pritshmërive gjithçka do të mbarojë ditën e hënë.