Autorja ngul këmbë se përgjigja është e thjeshtë: Modelja në fakt është një model, një farë Salai, ndryshe Xhan Xhakomo Kaproti, nxënës dhe i dashur i vetë Leonardos. Da Vinçi është zbavitur duke e paraqitur atë si femër, me të njëjtat rroba që ai mbante zakonisht brenda mureve të shtëpisë.
Portretit i janë dhënë më pas nota femërore për shkak të censurës, duke i shtuar vellon mbi flokë dhe një gjoks më femëror. Sipas studiueses Hertfort, Leonardo u njoh me Salain në 22 korrik të vitit 1490 në Oreno, në hyrje të Milanos, dhe mbeti i mahnitur nga bukuria e tij. Më pas ai e mori në punë dhe u dashurua me të çmendurisht, saqë i plotësonte çdo lloj teke.