Xhufi Kerkesa e Turqise per ndryshimin e historise me prapavije politike e fetare

Xhufi: Kerkesa e Turqise per ndryshimin e historise, me prapavije politike e fetare
Kërkesa e Turqisë ndaj shtetit të Kosovës për ndryshimin e historisë, nuk ka lënë indiferent historianët shqiptarë.Beqir Meta shprehet për Vizion Plus se e vërteta nuk mund te ndryshoje. Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi deklaron se debati i hapur ne lidhje me pretendimin e Turqisë, ka prapavije politike dhe fetare.

Duke mbrojtur faktet historike te periudhës se pushtimit osman, zoti Xhufi shprehet pro rishikimit te teksteve te historisë sa i përket gjuhës se përdorur ndaj shteteve dikur pushtuese.

Pavarësisht debatit te hapur ne radhët e eksperteve, përfaqësues te grupit teknik te palës shqiptare qe po punojnë për unifikimin e historisë, mohojnë presionin qe mund te kenë pasur si nga qeveria shqiptare, ashtu dhe ajo e Kosovës, për ndryshimin e tekstit te historisë.

Në muajin shtator pritet që të dalin në shitje tekstet e unifikuara mes Shqipërisë dhe Kosovës, mes të cilëve edhe historia. Vetëm atëherë mund të konstatohet nëse janë reflektuar kërkesat e shteteve dikur të cilësuara si armike dhe pushtetuese, mes të cilëve edhe Turqia, e cila është duke këmbëngulur për ndryshime në përcaktimet dhe cilësimet e historianëve shqiptarë ndaj saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama