Xhuvani Mos me gjykoni si kriminel

Xhuvani: Mos me gjykoni si kriminel

Gjykata e Tiranës do të japë nesër vendimin për Kostandin Xhuvanin, i cili akuzohet për vrasje të katërfishtë. Xhuvani  ka kërkuar nga gjykata që të marrë parasysh rrethanat e ngjarjes.

“Kërkoj ta gjykoni drejt çështjen dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat kam kryer veprimet. Mos më gjykoni si kriminel. Më gjykoni si person që kam kryer veprime të papërgjegjshme”, ka deklaruar i riu në seancën në të cilën u paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.

Në seancën e së martës, e cila do të zhvillohet rreth orës 10:30 pritet që Gjykata e Tiranës të japë vendimin ndaj Xhuvanit, i cili akuzohet për vrasjen e 4 personave më 4 Nëntor 2014 në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama