Yahoo! ka mbështetur gjithçka tek një grua për këtë projekt. E bukur dhe fotozhenike, me karakter të fortë dhe në pritje të një fëmije që duhet të lindë në tetor. Marissa Ann Mayer në fakt ka njoftuar shtatëzaninë e saj përmes një mesazhi në Twitter menjëherë pas emërimit.
Ajo është 37 vjeç dhe është menaxherja më e re në një shoqëri webi. Është diplomuar në Stanford University dhe është specializuar në sektorin e inteligjencës artificiale dhe të kërkimeve online. Ajo ka qenë një nga fytyrat e Google dhe ka ngjitur majat e kolosit deri në postin e nënpresidentes, duke kontribuar në lindjen e produkteve që sot përdorin qindra miliona persona në të gjithë botën si Gmail, Google News, Google Images, Google Maps, Google Earth, Zagat dhe Street View.