Yahoo jo Microsoftit

Yahoo, jo Microsoftit

“Si rregull mund të thuhet se themeluesit nuk kënaqen asnjëherë nga dorëzimi i autonomisë së institucionit që kanë themeluar. Ky mund të jetë një faktor pengues, nga ana tjetër pjesa e aksioneve që kanë këta themelues nuk është aq e majme. Kështu kanë për të thënë fjalën e tyre edhe disa të tjerë, kjo do të thotë që mund të shkohet deri tek blerja"

Selia e Yahoo-s ka filluar sërish bisedimet me Google për ta hequr qafe ofertën 45 miliardë dollarëshe të Microsoft-it. Me sa duket për Yahoo kjo ofertë nuk është e mjaftueshme. Yahoo nuk duket shumë e entuziazmuar nga oferta 45 miliarde dollarëshe e gjigantit Micrsoft. Në faqen e internetit të Yahoo-s thuhet se firma po shqyrton të gjitha alternativat strategjike të një oferte të tillë. Ndër to bën pjesë edhe ruajtja e sovranitetit të Yahoo-s. Kjo do të kërkonte shumë kohë. Sepse Yahoo do t'u japë shans edhe ofertave të tjera. Për këtë koncerni ka angazhuar dy banka investitore, “Goldman Sachs” dhe “Lehman Brothers”.

Google mbulon në shkallë botërore dy të tretat e kërkimit në internet, ndërsa Yahoo vetëm 13 për qind. Ndërsa Microsoft-i zë shumë pak vend. Për këtë arsye veçimi nuk e favorizon Yahoo-n, është i mendimit eksperti Ulrich Trabert nga banka “Metzler”: "Nuk përjashtohet mundësia që tregu të mund të pushtohet duke u nisur nga poshtë. Por aktualisht duhet thënë se perspektivat për Yahoo-n janë më të pashpresa se sa për Google po t'i krahasosh ato direkt me njëra-tjetrën".

Oferta

Yahoo do të përpiqet për aksionerët e tij të nxjerrë më të mirën në rastin e një blerjeje, mendon Trabert, megjithëse themeluesit e firmës nuk janë dakord. Ata kanë 12 për qind të aksioneve. "Si rregull mund të thuhet se themeluesit nuk kënaqen asnjëherë nga dorëzimi i autonomisë së institucionit që kanë themeluar. Ky mund të jetë një faktor pengues, nga ana tjetër pjesa e aksioneve që kanë këta themelues nuk është aq e majme. Kështu kanë për të thënë fjalën e tyre edhe disa të tjerë, kjo do të thotë që mund të shkohet deri tek blerja".

Si të interesuar të tjerë përmenden emrat e koncernit mediatik, “News corp”. forumi i internetit "my space", "time warner", por edhe koncerni i telekomunikacionit, AT&T. Por oferta e Microsoft-it e kalon me 62 për qind kursin e fundit të Yahoo-s.

Analisti Trabert mendon se ka arsye të tjera favorizuese të një daljeje të përbashkët në treg të Microsoft-it dhe Yahoo-s. "I bashkuar në këtë rast do të thotë të jesh më i fuqishëm. Nga njëra anë, ata së bashku mund të marrin teknologjitë më të mira dhe t'i kundërpërgjigjen kështu Google. Nga ana tjetër ka edhe efekte të tjera kursimi një gjë e tillë. Për pjesën e reklamës online mund të ndodhë që kjo të fuqizohet".

Nga ana e tij Google i trembet një fuzionimi të tillë. Ajo lloj transparence që ekziston në internet mund të humbasë nëse Microsoft blen Yahoo-n, thotë Google.

Fuqia e bashkimit

Analisti Trabert mendon se ka arsye të tjera favorizuese të një daljeje të përbashkët në treg të Microsoft-ti dhe Yahoo-s. "I bashkuar në këtë rast do të thotë të jesh më i fuqishëm. Nga njëra anë, ata së bashku mund të marrin teknologjitë më të mira dhe t'i kundërpërgjigjen kështu Google. Nga ana tjetër ka edhe efekte të tjera kursimi një gjë e tillë. Për pjesën e reklamës online mund të ndodhë që kjo të fuqizohet".

Nga ana e tij, Google i trembet një fuzionimi të tillë. Ajo lloj transparence që ekziston në internet mund të humbasë nëse Microsoft blen Yahoo-n, thotë Google. 

Marre nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama