Yahoo kercenon Facebook Doni lufte?!

Yahoo kercenon Facebook: Doni lufte?!
Yahoo dhe Facebook gjenden në mosmarrëveshje prej disa kohësh, kryesisht për arsye konkurruese. Por tani sfida ka të ngjarë që të bëhet më e ashpër, pasi polemikat të lidhen me një çështje delikate të patentave. Akuza është ngritur nga kompania Yahoo. Edhe pse ende nuk është vërtetuar plotësisht, ajo lidhet me rreth 10-20 patenta që Facebook duhet t’i kërkojë asaj, t’ia marrë dhe t’ia paguajë. Përndryshe do të jetë e pamundur që të vazhdojnë disa aspekte të punës së tyre.

Patentat në fjalë ishin të lidhura kryesisht për të teknologjinë e reklamave dhe faqet e personalizuara. Yahoo nga ana e saj, ka kontaktuar Facebook dhe deri tani ka bërë vetëm një kërcënim: Ose të arrijnë një marrëveshje, ose do të shkojnë në gjykatë. Nga ana e tij, Facebook, ka deklaruar se Yahoo duhej ta kishte njoftuar atë për problemin, më parë dhe jo kur doli në media, pa i lënë kohë kështu grupit të Mark Zuckerberg, apo mundësi, mbi shqyrtimin e çështjes. E megjithëse nga Facebook, duket një bonsens për ta zgjidhur këtë problem, një shtrëngim duarsh nuk është i mjaftueshëm...

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama