Yahoo padit Facebook per shkelje patentash

Yahoo padit Facebook, per shkelje patentash
Yahoo ka ngritur një padi për shkelje të pronësisë intelektuale kundër Facebook. Yahoo pretendon se rrjeti social ka shkelur 10 patentat e saj përfshirë mënyrën e reklamimit në web. Ndërkohë që Facebook ka mohuar akzuat. Gjyqet për patentimin janë bërë të zakonshme mes prodhuesve të smartphon-ëve, por ky rast përbën një beteje të fortë mes gjigandëve të teknologjisë.

Yahoo deklaron në faqen zyrtare të saj: “Patentat e Yahoo kanë të bëjnë me shfaqjen e reklamave, mesazhet promocionale, lajme flash etj. Facebook dhe modeli i tij po shkel patentat e Yahoo” Ndërkaq Facebook e ka quajtur këtë padi të ‘çuditshmë’ duke shtuar:” Jemi të zhgënjyer me Yahoo, një partnet i gjatë biznesi i rrjetin tonë dhe që ka përfitur nga marrëdhënia me ne ka vendosur të na çojë në gjyq”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama