Sa vjeç janë yjet e Rrugës së Qumështit? Fal një metode të re të përllogaritjes së moshës së yjeve, një grup shkencëtarësh të udhëhequr nga Jason Kalirai, i “Space Telescope Science Institute” i Baltimorës në SHBA, kanë arritur në konkluzionin se pjesa e jashtme e Rrugës së Qumështit është rreth 11.4 miliardë vjeç. Studimi është publikuar në revistën Nature. Përllogaritjet do të ndihmojnë në marrjen e informacione të vlefshme për evolucionin e gjithë galaktikës, pjesë e së cilës është edhe sistemi diellor.