Yjet e futbollit dhe deshirat e cmendura

Yjet e futbollit dhe dëshirat e çmendura
 Një tjetër Ronaldo, ai i Mançesterit në shtatorin e vitit të kaluar për të festuar një fitore të Mançesterit mori telefonin dhe kërkoi në "Mckenzies Escort Agencie‘ dhe i kërkoi pesë prostituta që pas një udhëtimi prej 100 kilometrash u futën nudo në hidromasazhin në kopshtin e vilës së tij në Uoodford, afër Mançesterit. Bashkë me të ishin dhe miqtë dhe kolegët e tij, Nani dhe Anderson, që pasi u dehën ndenjën brenda në shtëpi për t‘u dëfryer që nga e diela deri të hënën pasdite. Ashtu siç ishin nuk ngurruan të xhironin as videot, ku pamjet e qarta që flisnin vetë do t‘u shiteshin pothuajse të gjitha gazetave, sportive ose jo, në të gjithë botën. E njëjta histori siç ndodhi pak ditë më parë me "plakushin", Max Mosley. Në të gjitha sajtet angleze shihej se si braziliani Anderson shëtiste nëpër shtëpi me të brendshme dhe një kapele në kokë. Çfarë pamjesh argëtuese. Por, kjo nuk është e vetmja histori.

Ylli portugez i futbollit ia ka marrë dorën mirë dhe bën shpesh gjëra të tilla. Kohë më parë shkoi edhe në Romë për të festuar fitoren e "Djajve të Kuq" ndaj Aston Vilës. Për qejf, me dy striptiste në hotel "Hilton". Në 2005 e akuzuan edhe për përdhunim, histori që nuk u vërtetua kurrë, për një takim me një prostitutë në suitën e "Sanderson Hotel" në Londër. E të mendosh se kushedi se çfarë do ketë bërë kur Mançesteri mundi Barcelonën dhe tani pret finalen e Moskës për të fituar "Champions League". Nëse duhet të flasim për seksin, orgjitë dhe futbollistët, duhet të jemi të qartë: anglezët janë vërtet të veçantë. Luajnë bukur, fitojnë, festojnë, pinë deri në limit dhe pastaj nuk e kontrollojnë dot veten duke i çuar gjërat atje ku nuk duhen. Denoncime për përdhunim, festa me minorene, skandale, takime në dhomat e zhveshjes dhe filmime. Në dhjetor, përsëri protagonist i një kronike të veçantë u bë Mançesteri që vendosi të festonte Krishtlindjen në "Great John Street Hotel", një hotel superluksoz rreth 500 euro nata.

 Organizimi iu besua Rio Ferdinandit që pas disa llogaritjeve të thjeshta tha se 90 vajza mund të ishin mjaftueshëm. Një infermiere 26-vjeçare denoncoi 19-vjeçarin Jonny Evans se e kishte përdhunuar, ndërsa policia bëri një kontroll të fshehtë në hotel dhe deklaroi se vetëm në dhomat e Rooney-t, Giggsit, Neville dhe Ues Brown gjeti nga 15 vajza. Por, edhe njërën që e kishte zënë gjumi në dysheme. Në tokë me dhjetëra prezervativë, ndërsa shishet e alkoolit nuk mundej të numëroheshin. Lajmi sërish mori dhenë, ndërsa Fergusoni që atëherë i ndaloi futbollistët e tij të shkonin nëpër festa. Por ajo që e priti më keq gjithë këtë ishte Coleen McLoughlin, gruaja e ardhshme e Wane Rooney që në Liverpul kishte deklaruar: "Ndonjëherë shkoja edhe me prostituta, por kjo ka ndodhur para se të lidhesha me Coleen". Dhe për ta falur të gjorin Rooney, ceremonia e martesës më 4 gusht do të bëhet sipas dëshirave të nuses e pritet të kushtojë rreth 4 milionë euro. E njëjta gjë ndodhi edhe me Anglinë në epokën e Eriksonit që u turbullua nga skandalet e shpeshta seksuale.

Micah Richards, së bashku me një koleg, u kapën teksa bënin seks në banjën e hotelit me një minorene. Madje edhe natën para eliminimit të Anglisë nga Kroacia në hotelin ku ishte grumbulluar kombëtarja nuk munguan festat dhe dëshirat e shfrenuara. Disa futbollistë i dërguan sms një modeleje dhe pastaj të gjithë grupe-grupe në banjat e lokalit. Stever Erikson dha dorëheqjen, duke ia kaluar stafetën Kapelos. Në Zvicër bëri bujë rasti i futbollistëve të "Thun" që përdhunuan një minorene. Në një tjetër orgji nëntorin e 2007 morën pjesë edhe disa lojtarë të Perusë-Claudia Pizarro, Acasiete, Farfan dhe Mendoza-para se të luanin takimin me Ekuadorin. "Ata nuk do të jenë më pjesë e kombëtares", deklaroi i zemëruar Presidenti Silva. Edhe në Spanjë, puthja homoseksuale e Gutit ndaj një shoku jashtë një restoranti shkaktoi tërmet. Nga ana tjetër, edhe yjet që luajnë në Serinë A, nuk kanë dashur t‘i mohojnë vetes asgjë. Lazara Souza Morais, e quajtur ndryshe Lara, që në vitin 1998 bëri bujë në Milano.

Prostituta braziliane organizonte festa "hard" ku shpenzoheshin rreth 200 milionë lireta në natë. Në grupin e saj, nuk mund të mungonte kurrsesi Ronaldo që në atë kohë luante tek Interi. "Ishte Nikola Berti që më prezantoi me Ronaldon dhe shumë lojtarë të tjerë interistë. Kush kishte ndonjë ditëlindje për të festuar, gjendesha në mes të tridhjetë meshkujve si të Milanit si të Interit", pati deklaruar braziliania. Kur gazetarët kuriozë nisën të hetonin, vetë njëri prej tyre, sigurisht i papërfshirë, kishte deklaruar: "Kam dëgjuar edhe për festa dhe skandale me ‘drita të kuqe‘". Në Torino në vitin 2002 futbollistët e Juventusit dhe Torinos frekuentonin shpesh "Viva Lain" një sallon bukurie me çmime nga 60 deri në 400 euro. Masazhe dhe kërkesa nga më të ndryshmet. Lorena Berno, e njohur me emrin Sofi, tregoi me detaje se ç‘ndodhte me të vërtetë në atë qendër bukurie, ku policia kishte vendosur kamera për të përgjuar pas hapjes së zërave për skandal. Tudor, Montero, Juliano, Zenoni, Sacarchilli frekuentonin vajzat e "Eros Centre" e kamufluar sikur ishte një sallon bukurie. Edhe në Romë, futbollistët kënaqeshin në shoqërinë e një prostitute 40-vjeçare që qarkullonte te të gjithë djemtë e grupit me radhë. Darka nëpër restorante të shtrenjta pastaj seks nëpër hotele. Në fund, nuk kishte se si të mungonte Adriano, që e kërcënuan se do të publikonin fotot teksa kërcente me vajza dhe bënte orgji në ditën e ditëlindjes së tij? Por problemi ishte se para se të kthehej në Brazil u zbulua se braziliani mes festave në hotelet madhështorë të Milanos, xhironte edhe në Hollivud me femra të tjera për të cilat harxhonte rreth 160 mijë euro në muaj. Me pak fjalë, një patologji e vërtetë.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama