Yndyrat e qumeshtit e mbrojne zemren

Yndyrat e qumeshtit e mbrojne zemren
Eshte e njohur se qumeshti, produktet qumeshtore si edhe produktet e tjera shtazore, permbajne sasi te madhe te trans yndyrave. Keto yndyra karakterizohen me faktin se permbajne nje apo me shume lidhje dyfishe. Studimet e reja te realizuara te minjte kane treguar se trans yndyrat nga qumeshti dhe produktet e tij, ne realitet mund ta zvogelojne rrezikun nga semundjet e zemres. Shkencetaret i kane ushqyer minjte me ushqim ne te cilin kane injektuar sasi te medha te trans acidit yndyror, i cili eshte i pranishem ne qumeshtin natyror te kafsheve dhe ne produktet e tij. Pas 16 javesh, rezultatet kane treguar zvogelim te sasise se pergjithshme te LDL-kolesterolit dhe triglicerideve.

Supozohet se per aftesine pozitive te veprimit te ketij trans acidi yndyror eshte meritore aftesia e tij per zvogelimin prodhimit te hilomikroneve, grimca te cilat luajne rol ne transportin e yndyrave dhe te cilat konsiderohen edhe si faktore te rendesishem ne disa crregullime metabolike. Rezultatet tregojne se trans yndyrat natyrore dallojne nga trans yndyrat e demshme, te cilat me se shpeshti jane te pranishme ne ushqimin e perpunuar dhe keto yndyra jo-natyrore jane ne lidhshmeri me rritjen e rrezikut per semundje te zemres.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama