Dy rekorde të reja për YouTube: më shumë se 48 orë imazhe të ngarkuara në çdo minutë dhe më shumë se 3 miliardë shikime çdo ditë në botë. Përfundimi është nxjerrë nga statistikat më të fundit të Google. “Ky është rekordi i radhës që kishim përcaktuar në nëntor dhe që për disa dukej i pamundur”, është shprehur një nga drejtuesit e kompanisë.