UPDATE/ Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka përcaktuar listën zyrtare me 23 futbollistët që do të luajnë në Europianin "Francë 2016" që nis më 10 qershor.
Katër futbollistët që nuk do të jenë në listën zyrtare janë Milot Rashica, Amir Rrrahmani, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala.
Lista e De Biazit pritet t'i dërgohet edhe UEFA-s dhe FSHF-së brenda kësaj të marte. Trajneri grumbulloi për miqësoren e luajtur ndaj Katarit 27 futbollistë, por katër prej tyre nuk u përfshinë në përzgjedhjen finale.
Para publikimit të listës zyrtare, trajneri Xhani De Biazi zhvilloi një mbledhje me futbollistët në hotelin ku janë grumbulluar në Austri.
Lista pritej të publikohej pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore, por me sa duket tekniku italiane zgjodhi tua komunikonte në sy vendimin e tij futbollistëve, para se të bëhej publike për mediat.
Lista zyrtare përbëhet nga:
Portierë
Etrit Berisha Lacio
Alban Hoxha Partizani
Orges Shehi Skënderbeu
Mbrojtës
Lorik Cana Nantë
Arlind Ajeti Frosinone
Naser Aliji Bazel
Mërgim Mavraj Këln
Elseid Hysaj Napoli
Ansi Agolli Karabak
Frederik Veseli Lugano
Mesfushorë
Ledian Memushaj Peskara
Ergys Kaçe PAOK
Andi Lila PAS Janina
Migjen Basha Komo
Odise Roshi Rijeka
Burim Kukeli Zyrih
Ermir Lenjani Nantë
Taulant Xhaka Bazel
Amir Abrashi Freiburg
Sulmues
Bekim Balaj Rijeka
Sokol Cikalleshi Istnabul
Armando Sadiku Vaduz
Shkëlzen Gashi Kolorado Rapids
Seanca e fundit stërvitore
Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e së martës seancën e fundit stërvitore në Bad Waltersdord të Austrisë.
Skuadra zhvilloi këtë pasdite stërvitje të ndara në grupe dhe me finalizime drejt portës. Mesfushori Burim Kukeli u stërvit i veçuar nga grupi, ndërsa seanca u ndoq nga afër edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pas tri ditësh kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e fundit me Ukrainën dhe më pas ekipi do të bëhet gati për finalet e Europianit që nisin më 10 qershor në Francë.