Zakonet e lumturise

Zakonet e lumturise
Ne të gjithë kemi zakonet tona, ndër të cilët edhe e qeshura dhe e buzëqeshura, që përsërisim në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës. Secili nga këto zakone korrespondon me linja nervore në trurin tonë. Sa më shumë që ne përsërisim një veprim të menduar aq më e madhe bëhet kjo linjë, ashtu sikundër ndodh me një rrugë që rrihet shumë shpesh nga makinat, apo nga këmbësorët. Kur ne krijojmë një zakon, ai pastaj rregullohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mendja jonë jokoshiente.

Kështu që nuk do të jetë një surprizë mësimi i fajit se njerëzit që nuk janë të lumtur shpesh e kanë për zakon që të jenë të tillë dhe njerëzit e lumtur kanë zakon të mbajnë fort linjën e kësaj gjendje shpirtërore.

Lajmi i mirë është se krijimi i zakoneve të vogla të reja mund të sjellë rezultate shumë të mira, madje mjaft të kënaqshme. Sigurisht që ka nga ata të cilët kanë shkaqe reale dhe shumë serioze në themel të mungesës së lumturisë, apo trishtimit, të cilat duhet që të shihen me kujdes për t’u shëruar, apo ndrequr.

Por ndërkohë mund të provojmë me ushtrimet e ndryshme që krijojnë brenda nesh zakonin e mirë të buzëqeshjes, qeshjesh dhe vetë lumturisë. Janë zakone të cilat mund t’i ushtrojmë përditë dhe përmes ushtrimit të të cilëve mund të shohim vetë përmirësimin e jetëve tona. Nëse i praktikojmë përditë këto ushtrime lumturia jonë do të rritet proporcionalisht.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama