Zamer i shpetoi hemorragjise cerebrale i mungon Bajernit

Zamer i shpëtoi hemorragjisë cerebrale, i mungon Bajernit

Matias Zamer do t'i mungojë Bajernit në momentin më të rëndësishëm të sezonit për shkaqe shëndetësore. Drejtori sportiv pati një problem me qarkullimin e gjakut në tru, por pas vizitave, mjekët konfirmuan se fatmirësisht ai nuk ka pësuar një hemorragji cerebrale.zamer Zamer nuk u pa në stol në gjysmëfinalen kundër Verderit të martën dhe as ndaj Hertës së Berlinit në Bundesligë të shtunën. "Nuk pati pasoja fatmirësisht dhe mjekët më siguruan se gjithçka do të kurohet dhe do të jetë si më parë", deklaroi 48-vjeçari mbrëmjen e së dielës.

Por ai nuk dha një datë rikthimi, pasi mjekët e kanë këshilluar që në këto momente i duhet vetëm të pushojë: "Ky pushim do të më japë kohën e mjaftueshme për t'u riaftësuar plotë- sisht dhe rikthehem në maksimum për të përfaqësuar Bajernin". Edhe shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige, tha se e rëndësishme është që Zameri të shërohet plotësisht përpara se të mendojë sërish për klubin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama