Futbollisti i Juventusit Simone Zaza është bërë objekt i kronikave rozë në Itali për shoqërimin e tij me modelen e njohur Kiara Biazi.
Modelja ishte në 'San Siro' pak ditë më parë për të parë ndeshjen Milan-Juventus (1-2). Në këtë takim Zaza u fut si zëvendësues në minutën e 67´ të pjesës së dytë.
E përditshmja 'Corriere dello Sport' ngre pikëpyetje nëse modelja ka shkuar në stadium për të ndjekur Zazën, ndërsa thotë se Zaza dhe Biazi kanë darkuar edhe nën dritën e qirinjve.