Zbardhet ankesa e Sopotit Tri pike ne tavoline dhe 6 milione leke gjobe

Zbardhet ankesa e Sopotit: Tri pikë në tavolinë dhe 6 milionë lekë gjobë

Klubi i Sopotit ka dorëzuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (Komisionit të Disiplinës) ankesën për ndeshjen e zhvilluar ndaj Partizani B. Takimi u luajt dje në "Elbasan Arena" dhe ekipi i Partizanit B fitoi me rezultatin 1-4.

13241405_507487529445648_4484807686153430304_n"Të kuqtë" siguruan kalimin në Kategorinë e Parë, ndërsa Sopoti bie në Kategorinë e Dytë.

Por librazhdasit kontestojnë rezultatin dhe thotë se në këtë ndeshje u shkel rregullorja dhe për pasojë, Sopotit duhet t'i jepet fitore në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe Partizanit B ti zbriten 3 pikë.

Në kërkesën e dorëzuar pranë FSHF-së, drejtuesit e klubit të Sopotit thonë se në ndeshjen e ditës së mërkurë date 18.05.2016, e vlefshme për Javen e 36-të të Kategorisë Superiore, (Sezoni 2015-2016), luajtur midis ekipeve kryesore KF Partizani-KF Teuta, në protokoll janë regjistruar lojtarë Ibrahimi dhe si zëvendësues në minutën e 67', Ramadani, në kundërshtim me rregulloren e FSHF-së.

"Nga sa me siper, konstatojme se pa kaluar ende 3 (tre) dite kalendarike, lojtaret e permendur me siper jane aktivizuar ne ndeshjet e ekipit "B".

Ky aktivizim ka shkelur ne menyre te hapur Vendimin Nr.3, date 11.11.2013 te Komitetit Ekzekutiv i FSHF-se, i cili ne nenin 14, pika 5 thekson ne menyre taksative: "Ekipi "B" mund te aktivizoje ne ndeshjet e kompeticionit ku merr pjese deri ne 5 lojtare te ekipit kryesor te klubit me kusht qe ata te mos jene aktivizuar per ekipin kryesor se paku 3 dite kalendarike para asaj ndeshje te ekipit "B"."

Nderkohe, qe rezulton qe te dy lojtaret jane aktivizuar me ekipin "B" te Partizanit te nesermen pra, ne daten 19.05.2016. Shkelja e mesiperme, denohet sipas nenit 54 "E drejta për të luajtur" te Kodit te Disiplines Sportive ne fuqi",-thuhet në ankesën e klubit të Sopotit.

Klubi i Sopotit kërkon fitoren 3-0 në tavolinë dhe një gjobë ndaj Partizanit B në vlerën e 600 mijë lekëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama