Zbardhet ekspertiza e plote e vrasjes se Kudret Kumes Ne trupin e tij mungonte zemra

Zbardhet ekspertiza e plote e vrasjes se Kudret Kumes: Ne trupin e tij mungonte zemra

Në përfundim të kryerjes së autopsisë ndaj Ilia Karelit, i njohur ndryshe si Kudret Kume, ku konstatohet se i dënuari shqiptar në burgjet greke ka vdekur nga dhuna, mjekësia ligjore në Shqipëri i kërkon Prokurorisë të aktivizohet për të komunikuar sipas procedurës me palën greke për këtë çështje.

 

Burime te sigurta i thane Top Channel se Mjekesia Ligjore i sygjeron organit te akuzes qe te kerkoje shpjegime nga mjeksia ligjore greke se perse mungon organi i zemres ne trupin e te ndjerit nga fshati Zhupan i Fierit dhe perse ne trupin e tij ka heqje te indeve ne pjesen e parakrahut dhe ne gishta.

 

Kjo kerkese e Mjekesise Ligjore vjen ne momentin kur ne raportin perfundmitar te tyre u dol ne nje perfundim te ngjashem me raport egzaminimin e pales greke, ku u konstatua se ne trupin e 40 vjecari kishte thyerje te brinjeve dhe hematoma te dukshme ne koke e fytyrë.

 

Nderkohe qe per mungesen e zemres dyshohet se ajo mund te jete hequr nga mjekesia ligjore greke per autopsi edhe pse per raste te tilla ekzaminimesh specialistet nuk i marrin komplet organin e zemres.

 

Nga ana tjeter edhe Komiteti Sshqiptar i Helsinkit i sygjeron homologeve te vet te greqi te ndjekin çeshtjen e trotures me pasoje vdekjen e 42-vjeçarit e me pas te informohen per shkaqet se perse vdiq Ilia Kareli. Aktualisht per vdekjen e 42-vjeçarit kane nisur hetimet edhe ne prokurorine e Fierit pas nje denoncimi te te afermeve te tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama