Zbardhet pasuria e Rames mori 80 mije euro kredi per shtepine ne Surrel

Zbardhet pasuria e Rames, mori 80 mije euro kredi per shtepine ne Surrel

Zbardhet pasuria e deklaruar nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë, për vitin 2014. Në deklaratën e zbardhur nga “Panorama” thuhet se Rama dhe e shoqja kanë marrë një kredi prej 80 mijë eurosh për shtëpinë në Surrel të Tiranës.

Kredia është marrë në bankën Intesa Sanpaolo. Ata duhet ta paguajnë atë brenda 10 vitesh, 50% secili. Deri tani, Rama dhe e shoqja kanë shlyer 6.886 euro. Ndërkohë, të ardhurat e kryeministrit janë rritur gjatë 2014-s, si pasojë e rrogës së kryeministër. Rama ka deklaruar se gjatë 2014-s ka përfituar 2.173.405 lekë nga paga si kryeministër. Ndërsa Linda Rama ka përfituar 8.5 milion lekë të rinj si eksperte.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama