Zbulim i rralle ne Amfipolis

Zbulim i rralle ne Amfipolis

Pjesa më e madhe e dyshemesë me mozaik që mbulon gjithë sipërfaqen e aneksit të dytë në varrin Amfipolis është zbuluar gjatë heqjes së dherave në kuadër të gërmimeve arkeologjike, njofton Ministria e Kulturës.

Mozaiku është ndërtuar me gurë të vegjël, me ngjyrë të bardhë, të zezë, gri, blu, të kuqe dhe të verdhë. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, “tema qendrore pasqyron një karrocë në lëvizje, që tërhiqet nga dy kuaj të bardhë, drejtohet nga një burrë me mjekër, me kurorë dafine në kokë. Përpara karrocës gjendet perëndia Hermes, i veshur me tunike dhe me sandale me flatra”.

Mozaiku shquhet për artin e veçantë në trajtimin e karakteristikave të hollësishme, sa të njerëzve, aq edhe të kuajve, si dhe për harmoninë e  ngjyrave. Kompozimi është bashkëkohës i kompleksit të varrit dhe datohet në çerekun e fundit të shekullit IV para erës sonë. Mozaiku ka pësuar dëmtime në qendër, në një hark me diametër 0,80 m.

Ndërkaq, shumë copa nga pjesa e dëmtuar janë gjetur nëpër argjinaturat ranore. Ditët e ardhshme do të bëhen përpjekje për ngjitjen e pjesëve dhe restaurimin e mozaikut, me qëllim që të rikrijohet brenda të mundshmes, figura e plotë e kompozimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama