Lajmin e ka dhënë "New York Times", që shkruan për zbulimin e ri. Kërkuesit amerikanë kanë deklaruar se janë në gjendje të fshihen disa kujtime me një dozë farmaceutike ende eksperimentale, e cila vepron në zona të caktuara të trurit, që mbajnë kujtime specifike, si gjendjet e caktuara emocionale. Medikamenti bllokon aktivitetin e një substance, e cila merret me fiksimin e informacionit në tru.
Deri tani, një gjë e tillë ishte testuar në kafshë, por sipas ekspertëve sistemi i kujtesës duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe për njerëzit.
Zbulimi i molekulës vjen pas vite kërkimesh që më në fund kanë bërë të pamundurën të mundur. "Nëse kjo molekulë është kaq e rëndësishme sa duket, atëherë duhet të priten edhe komplikacione"- ka thënë doktor Todd C.Sacktor, neuroshkencëtari, që ka udhëhequr studimin e fundit dhe që ka dëshmuar efektet në kujtesë.
Gazeta: Shekulli