Zbulimi trondites i papirusit Jezusi e Maria Madalena te martuar

Zbulimi 'trondites' i papirusit, Jezusi e Maria Madalena te martuar
Një zbulim i bujshëm i një papirus antik nga profesori i Universitetit të Harvardit, Karen King flet për një martesë jo të zakontë, është ajo e Jezusit me Maria Madalenën. Ata kanë qenë burrë e grua, kështu konkludon profesori të cilit i është dashur shumë punë për të deshifruar çka qenë shkruar në papirusin në përmasa 8 me 4 cm…çka hedh poshtë dogmën e kishës e cila ka folur për mungesë martese.

Në këtë fragment të papirusit gjendet një frazë e thënë nga Krishti ku ka përdorur fjalën ‘gruaja ime’ dhe që sipas studiuesit, i referohet Madalenës.

Në këtë tekst, Jezusi mësohet të jetë në pozision mbrojtës kundrejt disa kritikave bërë asaj dhe ka thënë: Ajo do të jetë dishepulli im. Dhe vetëm dy fraza më pas, në papirus shkruhet: Unë banoj me të.

Nëse kjo që shkruhet në këtë papisus dhe studimi i këtij profesori të Harvarsit është i vërtetë, atëhere ky dokument hedh dyshime mbi faktin e njohjes zyrtare të Maria Madalenës, atë të një prostitute të penduar dhe përmys idealin e krishterë, atë të mungesës seksuale. Nga ana tjetër, ky fragment papirusi i zbuluar, vërteton një linjë të lashtë që thotë se Krishti dhe Maria Madalena kanë qenë vërtet çift, çka konfirmohet mijëvjeçarë më vonë nga ky studim i gjatë i profesorit të Harvardit. Kjo teori nga ana tjetër është shfaqur edhe në best-sellerin ndërkombëtar, Kodi i Da Vinçit i Dan Brown-it.

Ky fragmant i papirusit është shkruar në gjuhën e vjetër egjiptiane dhe është studiuar për vite me radhë nga profesori i hyjnive, Karen King i Universitetit të Harvardit i cili e ka zbuluar për herë të parë këtë copëz letre të një rëndësie të jashtëzakonshme në një konferencë ndërkombëtare mbi studimet koptike, që po mbahet Romë. Ai ka siguruar përpara komunitetit të studiuesve se ky fragment papirusi është autentike dhe tani duket se të tjera studime do të vijojnë për të hedhur më shumë dritë mbi këtë çështje e cila ka tronditur pakëz.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama