Zbulohen 5 skulptura te medha romake ne Baldushk

Zbulohen 5 skulptura te medha romake ne Baldushk
Pese monumente mortore romake ne permasa mbi 1 meter jane gjetur ne fshatin Baldushk te Tiranes, thelle nen toke. Disa dite me pare, Besnik Bali, banor i fshatit Baldushk te Tiranes, teksa punonte token e tij bujqesore ka hasur ne objekte arkeologjike. Menjehere ai ka nderprere punen dhe ka njoftuar per kete gjetje Institutin e Arkeologjise. Sipas specialisteve te ketij instituti qe i kane pare ato nga afer, kater prej tyre i percaktojne si monumente mbivarrore te shekujve 3-4 te eres sone, qe do te thote se viheshin mbi varre. Ato viheshin si kapak, ose si mbuloje e varreve. Te pesta zbulimet jane skulptura qe i takojne shekujve te 3-te dhe te 4-t te eres sone dhe i perkasin periudhes romake. Lajmi behet i ditur nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore, prej se ciles jane siguruar edhe fotografite e zbulimeve te reja. Pese objektet jane te nje niveli te larte artistik. Specialistet thone se gjetja e tyre ne Tirane tregon se zona ka pasur ne periudhen romake nje zhvillim te madh urban. "Prania e ketyre stelave tregon se qyteti i kohes ka pasur nje zhvillim te madh ekonomik perderisa banore te tij, zyrtare a nepunes, kishin potencial dhe mundesi ekonomike qe te afermve te vdekur t'iu benin monumente te ketilla mortore te kesaj natyre. Te pesta stelat jane ne permasa mjaft te medha, qe e kalojne gjatesine prej 1 metri, pra jane pak a shume ne permasa natyrale", thote Jaho Brahaj, njeri prej specialisteve te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore.

Reliev i nje Nepunesi Civil te veshur me toge. Permasat 124 x 57 cm.
"Reliev i nje Nepunesi Civil te veshur me toge. Permasat 124 x 57 cm.

Reliev i nje Nepunesi Civil te veshur me toge. Permasat 124 x 57 cm.
Nepunes civil me bashkeshorten
Stela e "Nepunesi Civil" me bashkeshorte eshte zbuluar rastesisht gjate hapjes se nje pusi me mjete mekanike ne token ne pronesi te Besnik Bali, Komuna Baldushk-Tirane.Zbulimi eshte bere me date 24 qershor 2010.Stela ishte perdorur si nje mbulese i nje varrri romak te fundit te shekullit III-fillimi i shekullit IV.
Permasat: 124 x 30 cm.


Nepunes civil.
Eshte zbuluar rastesisht gjate hapjes se nje pusi me mjete mekabike ne token ne pronesi te Besnik Balit, Komuna Baldushk, Tirane. Zbulimi eshte bere me date 24 Qershor 2010. Stela eshte perdorur si mbulese e nje varri romak te fundit te shekullit III - fillimi i shekullit IV.
Permasat 150 75 cm


Nepunes civil
Stela ed "Nepunesi Civil" eshte zbuluar rastesisht gjate hapjes se nje pusi me mjete mekanike ne token ne pronesi te Besnik Bali,Komuna Baldushk-Tirane.Zbulimi eshte bere me daten24 Qershor 2010Stela eshte perdorur si nje mbulese i nje varri romak te fundit te shekullit III fillimi i shekullit IV.
Permasat:170 x 85 cm.


Relievi me Nepunes Civil te veshur me toge.
Eshte perdorur si nje mbulese e nje varri romak te fundshekullit III- fillimit te shekullit IV.
Permasat 124 x 60 cm.

Mendohet se skulpturat jane gdhendur ne punishte vendase. Niveli i punes se artisteve qe kane punuar per to ka qene i larte, gje qe vihet re edhe nga fotot, ku duket se skulpturat kane nivel te larte artistik. Paraqitja e tyre ne proporcionet reale, paraqitja e veshjes jane bere me saktesi. Ato cilesohen si skulpture basoreliev. "Jane pese vepra te nje rendesie arkeologjike mjaft te madhe, e keto gjenden ne nje zone ku deri tani nuk kemi pasur gjetje kaq interesante. Ne keto stela jane gdhendur njerezit qe ishin ne varr, ashtu siç ata paraqiteshin ne te vertete ne jeten e tyre. Siç shihet, patricat, pra te pasurit e kohes, na dalin me letra ne dore, dokumente, me veshjen karakteristike e nga ana tjeter kane edhe doren ne nje drejtim te caktuar", - thote Brahaj. eshte nje periudhe ku kristianizmi nuk ishte stabilizuar plotesisht. Sipas Brahajt, per fat te mire, ne dy prej ketyre monumenteve ka edhe
Relievi paraqet "Nje nepunes civil me femije", ne front ka tri akrotere e ne timpan nje rozete. Pjesa e siperme e bordures dhe ajo e dy bordurave kane mbishkrim latinisht. Figurat paraqiten perballe. Togati dallohet mire me detaje te veshjes. Stela eshte e ndare ne dy pjese e ka permasat 124 cm me 60 cm.
mbishkrime, por keto te fundit ende nuk jane studiuar per te marre vesh se çfare shprehin. Sipas Brahajt, ato jane gjetur ne nje hapesire te vogel afer njera-tjetres, e per kete ne fillim pati dyshime se mos aty ka varre te tjera te asaj kohe. Por nga vezhgimi i arkeologeve rezultoi se aty nuk kishte objekte te tjera. Nderkaq, specialistet thone se mbase me vone zona do t'i nenshtrohet kerkimeve dhe germimeve. Zona e Baldushkut edhe ne te kaluaren ka nxjerre fragmente skulpturore te periudhes romake e asaj helenistike.

GJETJA
eshte nje pasuri e madhe arkeologjike, per te cilen qytetari sapo e gjen njofton ne Institutin e Arkeologjise. Disa dite me pare, Besnik Bali, banor i fshatit Baldushk te Tiranes, teksa punonte token e tij bujqesore ka hasur ne objekte arkeologjike. Menjehere ai ka nderprere punen dhe ka njoftuar per kete gjetje Institutin e Arkeologjise, si institucion i specializuar ne vendin tone per gjetjet e kesaj natyre. "Pasi i zbuloi dhe lajmeroi arkeologet, Besnik Bali erdhi edhe ne qendren tone per e regjistruar keto objekte me vlera te rralla", - thote Jaho Brahaj, njeri prej specialisteve te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore. Sipas zotit Brahaj, ka raste te shumta te kesaj natyre, kur qytetare shqiptare pasi hasin objekte te kesaj natyre iu drejtohen autoriteteve pergjegjese per to. "Pra, ata i deklarojne pasuritekulturore para shtetit shqiptar. Kjo eshte ne kontrast me ate qe jemi mesuar te degjojme se ne vendin tone objektet vetem vidhen e shit-en jashte per te fituar para, pra trafikim i trashegimise kulturore. Ato jane gjetur ne thellesine 90 cm e me poshte, sepse jo te pesta kane qene ne te njejten thellesi. Ato jane nxjerre nga toka me shpenzimet e banorit Besnik Bali e me asistencen e arkeologeve. "Duke pare objektet me moshe 1700-vjeçare mund te thuhet se gjendja e ruajtjes se tyre eshte jashtezakonisht e mire", - perfundon Brahaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama