Zbulohen dy Bibla me kode terrori ne shtepine e Bin Ladenit

Zbulohen dy Bibla 'me kode terrori' ne shtepine e Bin Ladenit
Zyrtarë të sigurisë në Pakistan kanë gjetur dy kopje të Biblës në shtëpinë ku u vra kreu i Al Kaedës, Osama bin Laden. Libri i shenjtë i kristianëve u zbulua këtë javë, gjatë shembjes së kompleksit ku ai jetonte, në Abutabad. Ato ishin fshehur shumë mirë, sa i kishin shpëtuar syrit të inspektorëve gjatë kontrollit të parë. Besohet se kopjet e Biblës në anglisht përmbajnë kode për sulme të reja terroriste, sipas britanikes “The Sun”. Gjetjet e kopjeve të Biblës ishin zbulimi më i çuditshëm në shtëpinë e fundamentalistit më të madh islamik në botë, por në faqet e librave kishte tekste të nënvizuara. Bin Laden u vra nga ekipi elitë “U.S. Navy SEAL” në maj, pas një ndjekjeje rekord në histori.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama