UEFA ka vendosur se cilët do të jenë gjyqtarët nga të cilët do të zgjedhë atë që do të drejtojë finalen e Euro 2016. Pasi janë caktuar emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë çerekfinalet, UEFA ka lajmëruar 8 gjyqtarë që të qëndrojnë në gatishmëri maksimale deri në ditën e fundit të turneut, pasi mund të kenë fatin të drejtojnë sfidën e 10 korrikut.
Në listën e UEFA-s kanë mbetur tashmë Nikola Ricoli (Itali), Mark Klatenburg (Angli), Jonas Erikson (Suedi), Viktor Kasai (Hungari), Bjorn Kuipers (Holandë), Milorad Maziç (Serbi), Damir Skomina (Slloveni) dhe Feliks Brysh (Gjermani).
Nga ky grup gjyqtarësh do të dalin edhe emrat e atyre që do të drejtojnë gjysmëfinalet e turneut. Para përcaktimit, do të shihet se cilat kombëtare do mbeten në garë, pasi gjyqtarët nuk mund të drejtojnë përfaqësueset e vendeve të tyre.