Zbulohen fotot e dhomes horror ku u torturua Kudret Kume

Zbulohen fotot e dhomes horror ku u torturua Kudret Kume

Prokuroria greke duket se është i vetmi organ që po lufton me makabritetin e qelisë në të cilën iu mor jeta shqiptarit nga gardianët e burgut të Nigritas. Hetimet intensive kanë bërë që të listohen plot 15 persona, që priten që nesër të dalin para gjykatës, ndërsa gjithë faji i ngjarjes horror është shkarkuar mbi dy gardianë, emrat e të cilëve janë dëshmuar tashmë nga personat nën hetim. Njëkohësisht bëhet e ditur se ekspertët e hetimit kanë marrë në duar jo vetëm pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur në atë sektor të burgut në të cilin u masakrua deri në vdekje Kudret Kume, por edhe kanë fiksuar në aparatin e tyre edhe pamje nga qelia e torturave. Mediat greke ditën e djeshme kanë publikuar pamjet horror të qelisë, nga ku janë gjendur të pashlyera gjurmët e gjakut, të rrobave dhe të sendeve të tjera të cilat janë përdorur për dhunën ndaj 43-vjeçarit.

Nga dëshmitë që ka mundur të mbledhë hetimi vendas është mësuar se gardianët, të cilët kanë marrë edhe urdhrin e drejtorit të Nigritas për të kryer aktin barbar, hetuesit kanë zbuluar se përgjatë gjithë torturimit të shqiptarit gardianët kanë përdorur ujë duke e hedhur mbi trupin e tij dhe ndërkohë kryenin edhe goditje të panumërta. Shqiptari është rrahur i zhveshur, ndërsa gardianët përgjatë torturave i kanë shkulur edhe thonjtë e këmbë dhe të duarve, ndërkohë që ekspertët tanë kanë zbuluar se Kume ishte keqtrajtuar edhe në pjesën e thembrës. Të gjitha këto tortura deri në vdekjen e tij kanë ndodhur në qelinë që njihet si dhoma e frigoriferit, ndërkohë që nga dëshmitë është

Aktakuza për gardianët vrasës

 Agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, që ka siguruar një kopje të aktakuzës, bën me dije se hetuesja Jeorgjia Tutuntzi i akuzon 15 të pandehurit si protagonistë në torturimin e të burgosurit shqiptar, tortura që përfundimisht çuan në vdekjen e tij. Sipas aktakuzës, të gjithë ata, për më shumë se dy orë e torturuan “vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike” Ilia Karelin, me qëllim që ta ndëshkonin për vrasjen e kolegut të tyre grek, Jorgos Tsironis, më 25 mars, në burgun e Malandrinos. Gjithë të pandehurit, 12 gardianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut, e lagnin vazhdimisht me ujë Karelin, me qëllim që goditjet e tyre të shkaktonin sa më shumë dhimbje. “Duke vepruar të gjithë së bashku, ju e goditnit Ilia Karelin me grushte, me shkelma, me një çarçaf të modifikuar në hobe që kishte nyje të shumta, me gjatësi rreth 50 cm; e goditnit në pjesë të ndryshme të trupit, në shpinë, në këmbë, kryesisht në shputat dhe në pulpat, në gjoks, në bark dhe në kokë, duke e lagur njëkohësisht me ujë, me qëllim që goditjet të shkaktojnë sa më shumë dhimbje”, nënvizon aktakuza.

Aktakuza vë në dukje se torturimi i Karelit zgjati nga ora 15:37 deri në 18:38, në dhomën e pritjes të burgut të Nigritas, dhomë që thirret si “frigorifer”, në gjuhën e gardianëve. Aty Karelin e vendosën sapo mbërriti në burgun e Nigritas, deri sa të kryheshin disa punime teknike në qelinë ku do të dërgohej përfundimisht. Sipas aktakuzës, si rezultat i torturave Karelit iu shkaktuan plagë të shumta dhe fraktura, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit. Kjo thyerje, nga ana e vet, ka shkaktuar filtrimin e hemorragjisë në indet e buta, duke shtypur zemrën gjatë lëvizjeve respiratore dhe lëvizjeve të trupit. Sipas akuzës, thyerja e kafazit të kraharorit, ndërthurur me aktet e torturës, “ishte e mundur të sillte dhe përfundimisht solli vdekjen për shkak të aritmisë (çrregullim i rrahjeve të zemrës)”.

Të martën gardianët në Gjykatë

 Ditën e nesërme pritet të dalin para gjykatës të akuzuarit e prokurorisë greke për tu njohur me akuzuar e ngritura në lidhje me skandalin që tronditi sistemin e drejtësisë greke. Sipas informacioneve më të fundit që vijnë nga Greqia bëhet me dije se vetëm një nga të gjithë gardianët që është ndodhur në turn gjatë aktit kriminal të policisë së burgjeve, ka rezultuar i papërfshirë në dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit, ndërkohë që ky gardian është edhe personi që pretendon se e ka ruajtur shqiptarin që mos ta dhunonte kush në qelinë e tij, qeli në të cilën shqiptari është hedhur i pajetë. Ndonëse ende nuk është publikuar ora në të cilën ka ndërruar jetë Kume, por të dhënat flasin se gardianët me urdhrin e drejtorit e kanë torturuar derisa ka dhënë shpirt në duart e tyre. E pavarësisht fakteve tronditëse, ende asnjë autoritet kompetent shqiptar nuk ka reaguar në lidhje me krimin monstruoz dhe të pashembullt të paktën për vendet e BE-së.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama