Jetojnë në një ambjent të ndryshëm nga ai që gjendet në sipërfaqe ku presioni dhe temperatura janë shumë të larta. Për këtë janë cilësuar si “alienë” të vërtetë, krimbat që jetojnë në tre kilometra thellësi nën tokë. Deri tani të vetmet gjallesa të njohura që jetojnë në këto kushte ekstreme ishin mikroorganizmat e thjeshtë si bakteret. Këta krimba, të cilësuar si “nematode” janë zbuluar, falë një kërkimi të universitetit belg të Ghent, në nëntokën afrikanojugore.