Zbulohen per here te pare fakte nga jeta e Hitlerit ne burg

Zbulohen per here te pare fakte nga jeta e Hitlerit ne burg
Dalin ne drite detaje se si Fyhreri i  Gjermanise merrte trajtim special ne qeli Adolf Hitler gezonte trajtim te veçante kur ishte ne burg ne bitin 1924 dhe i lejohej te priste qindra vizitore – nganjehere dhe i pambikeqyrur – perfshi ketu dhe 30-40 vete kur kishte ditelindjen. Detajet kane dale nga dokumentet e zyrtareve te burgut te Mynihut, ku ai ka qendruar. 500 faqe nga burgu Landsberg jane gjetur nga nje person nga Nurembergu, mes dokumenteve te te atit, i cili i kishte blere ato ne nje treg vjeturinash, ne vitin 1970.

 Personi, i ciil donte te mbetej anonim tha se ato ishin te futura mes nje dengu librash te Luftes I Boterore qe kishte blere i ati dhe se nuk e dinte se ç’ndodhej aty. “Dokumentet duken origjinale, por duhet nje ekzaminim real per te pare me mire”, tha nje specialist. Dokumentet do dalin ne ankand me 2 korrik me çmimin fillestar 25 mije Euro. Edhe pse vetem nje prej letrave eshte firmosur nga Hitleri, ato ofrojne nje dritare intriguese ne ditet e fillimeve te tij si lider nazist. Hitleri u burgos ne Landsberg pas perpjekjes se tij te deshtuar per te marre fuqine ne Munih. Nje dekade me vone, ne vitin 1993 nazistet erdhen ne pushtet nepermjet zgjedhjeve.

Otto Leybold, drejtori i burgut rrefen ne kujtimet e tij se Hilteri ishte shume i sjellshem, i perulur e modest me te gjithe, veçanerisht me oficeret. Hitleri e kaloi pjesen me te madhe te kohes se tij ne burg, duke detajuar idelogjine e tij, nderkohe qe kur ishte jashte burgut e kaloi kohen duke menduar te ndertonte bunkere te fshehta. Nje nder to ishte Akademia bunker qe gjendej e varrosur ne nje koder te krijuar nga njeriu ne pjesen perendimore te qytetit.

E projektuar nga arkitekti nazist, Albert Speer, bunkeri gjendet ne "Malin e Djallit", nje kodrine me lartesi 116 metra ne Berlin, e cila eshte ndertuar nga 25 metra kub rrenoja te kohes se luftes. Ndertesa e paperfunduar, ne te cilen Adolf Hitler kishte vene gurin e themelit ne vitin 1937, ishte projektuar per t'u bere pjese e kryeqytetit te Perandorise nje mijevjeçare. Por probleme "specifike te luftes", sipas nje memorandumi nazist, bene qe puna te ndalonte vetem tre vite pas fillimit te saj. Por historianet kane krijuar tashme pamjet virtuale te ketij bunkeri gjigant, duke u bazuar ne te dhenat historike. Sipas ketyre pamjeve, Salla e Pritjeve, e ndertuar ne vitin 1936 ne kopshtin e Kancelarise se Rajhut te Vjeter, eshte ajo çfare mund te shihej mbi toke. Bunkeri ndodhet pikerisht mbi pisten e vallezimit ne Sallen e Pritjeve.

Muret e bunkerit rrethohen nga bodrumet e Salles se Pritjes, gjeneratori dhe filtrat e ajrimit. Shkallet e Kopshtit Dimeror te bashkuara me Sallen e Pritjes supozohej te bashkonin apartamentin e Fyhrerit me bunkerin. Dalja e emergjences ndodhet ne pjesen veriore te bunkerit, nderkohe qe dhe nje dalje tjeter me e vogel eshte e pozicionuar ne pjesen perendimore. Pas luftes Pasi trupat britanike deshtuan ta kthenin bunkerin shtabin e tyre te pasluftes, vendi u zgjodh per te hedhur mbeturinat e rrenojave te luftes nga qyteti i shkaterruar. Zona me pas u mbulua nga bari, dhe asgje nga bunkeri i famshem s'do te dukej.

"Mali i Djallit", madje u kthye me vone nje vend te preferuar per ski dhe piknike familjare. Por ekzistencen e ketij bunkeri akademi s'e kishte harruar Shoqata e Botes se Nentokes se Berlinit, e cila zbuloi dokumentet qe tregonin per akademine. "Pjesa me e madhe e fakultetit te nendheshem duhet te jete akoma e pademtuar, pavaresisht perpjekjeve per ta hedhur ne ere. Gjithashtu ne e dime me siguri se ne brendesi eshte dhe nje kompleks i plote bunkeresh", shprehet Dietmar Arnold, nga Shoqata e Nentokes, e cila ka zbuluar 50 bunkere ne ekzistencen e saj 10-vjeçare.

Profili psikologjik i Hitlerit marre nga ditari i nje mjeku

Diktatori e kishte zakon te kafshonte thonjte gjate vakteve te ushqimit dhe ferkonte gishtin tregues tek mustaqet e tij.

Dokumentet sekrete nenvizojne se Hitleri i besonte propagandes se Goebbels per te dhe besonte me te vertete se ai ishte “gjeniu me i madh ushtarak i te gjitha koherave”.

Zbulimet e fundit deshmojne se Hitleri kishte “nje dell mazokizmi pasiv” ne marredheniet e tij me femrat.

Rutina ditore e Fyhrerit dhe sjellja “e pagdhendur” regjistroheshin ne shenime nga nazistet e nivelit te larte, te cilet ia treguan keto gjera nje agjenti britanik.

Dokumentet sekrete kane dale per here te pare pas 60 cjetesh gjate nje pastrimi te shtepise se nje agjenti britanik qe i kishte ruajtur.

Dokumenti ofron nje veshtrim mahnites ne jeten e perditshme te Hitlerit ne bunker dhe permend dhe dyshimet per homoseksualitetin e tij dhe dashurine per Rudolph Hess.

Ne ditar, nder te tjera shkruhej, “...ai nuk pi duhan dhe duhani ne pranine e tij eshte rreptesisht i ndaluar pasi ai eshte shume i ndjeshem per sa i perket laringitit”.

Sipas raportit sekret, bisedat ne tavolinen e ngrenies ne bunker kishin mbi Hitlerin ate efekt qe kishte muzika tek te tjeret dhe i stimulonin mendimet dhe e relaksonin.

Ne dokumentin sekret shkruhej: “Ai flet me nje ze baritoni te bute, pa ate ngjirrjen e pakendshme qe degjohet ne fjalimet e tij publike. Ne tavoline dhe gjate te folures ai shfaq shume aspekte sjelljeje te pagdhendur”

Ne raport thuhet, "Ai kafshon thonjte gjate gjithe kohes, ferkon gishtin tregues tek mustaqet dhe menyrat e tij te sjelljes ne tavoline jane shume shokuese”.

Dokumenti shkruan se Hitleri...”hante sasi te medha keku dhe kjo ishte pergjegjese per nje çrregullim ne organet e tretjes dhe zgjerimin e belit”.

Raporti shkruan, “Zerat per homoseksualitetin e tij dhe fiksime te tjera anormale jane thjesht llafe dhe asgje tjeter. Nese ka pasur ndonje anormalitet tek ai eshte thjesht nje dell mazokizmi ne marredheniet me femrat”.

Ne lidhje me marredhenien e Hitlerit me Rudolph Hess, i cili shkoi ne Skoci ne vitin 1941, nazisti qe ka dhene detajet per raportin thote se Fyhrer s’ka pasur asnjehere nje shok aq te ngushte. Ai shton: “Hitlerit i pelqente te fliste me te si me nje vella”. Ai shton se pas arratisjes se Hess nga Gjermani, Hitleri e duroi humbjen ne menyre stoike.

Per sa u perket zhgenjimeve te Hitlerit ne raport thuhet se teknikat e Goebbels ishin aq efektive saqe “Hitleri u be shume i ndjeshem ndaj kesaj propagande. Ai nis te besonte se ishte nje njeri me aftesi te jashtezakonshme ne artin e luftes”.

Ne dokumentin qe do dale ne ankand ne Britani shkruhet “Secret, Copy No 173” dhe gjithashtu shenohet “Ky raport duhet shkaterruar 48 ore brenda marrjes”, por mesa duket nuk eshte shkaterruar.

Plani i Hitlerit

Adolf Hitler planifikonte te krijonte nje Rend te Ri, nje Evrope te bashkuar qe udhehequr nga nazistet. Ne Bashkimin Evropian, nazistet supozohej te shkaterronin qytetet kryesore dhe te reduktonin popullsine, ne menyre te tille qe Rusia te behej e nen-populluar, nje komb teresisht bujqesor qe mund te kolonizohej nga popullsia e tepert e Gjermanise. Britania e Madhe do te pushtohej dhe udhehiqej dhe sundohej nga S.S. Col. Franz Six, levizja e pare e te cilit do te ishte arrestimi i 2300 figurave politike, fetare dhe lidereve intelektuale, duke filluar me Winston Churchill. Me pas, te gjithe meshkujt e moshes 17-45 vjeç do te transferoheshin ne Evropen kontinentale per te punuar ne industrine gjermane.

Hitleri dhe femrat

Eva Braun ka qene e dashura thuajse zyrtare e Hitlerit dhe ajo qe njihej me shume si e tille. Kur shteti vizitohej nga autoritete te jashtme, ajo nuk lejohej te rrinte ne dhome. Vetem bashkepunetoret e Hitlerit e dinin se çfare ndodhte. Nje tjeter femer e rendesishme ne jeten e Hitlerit ishte nusja e djalit te Vagnerit, se ciles i propozoi disa here per martese, por mori refuzimin e saj. Hitleri, i cili ishte i pasionuar pas Vagnerit u mahnit nga Winifred, kur e takoi ne nje koncert ne vitin 1925. Ata lidhen miqesi dhe gjate kohes qe ishte ne burg, ajo i dergoi atij letra qe ai i perdori per te shkruar “Mein Kampf”. Pas vdekjes se bashkeshortit te saj Siegfried Vagner, Hitleri i propozoi asaj dy here per martese, por ajo nuk pranoi.

Eksperimentet

Ne te gjithe kemi ne mendje nje imazh te rolit te shkencetareve ne Gjermanine naziste: te keqij, figura te fshehta laboratori, te cilet e kalonin kohen duke kryer eksperimente te tmerrshme dhe me se shumti pa kuptim tek njerezit ne kampet e perqendrimit, thjesht per te plotesuar impulset e tyre te egra, si dhe per te krijuar arme te shkaterrimit ne mase per Hitlerin. Dr. Josef Mengele e konsideronte veten si nje shkencetar normal, zhvillonte seminare per te diskutuar eksperimentet e tij, merrte fonde nga instituti “Kaiser Wilhelm” ne Berlin dhe i raportonte rregullisht mesuesit te tij, shkencetarit te njohur, Otmar von Verschuer.  Studimet e Mengele ne Aushivc deshmojne sesi punonte sistemi i tij. Eksperimentet e tij kishin synim te ishin kontribut per doktoraturen e tij te dyte “Habilitation”, ne te cilen duhej te kualifikoheshin gjithe akademiket gjermane, per t’u kualifikuar per te dhene mesim ne universitet.

Nen udheheqjen e Verschuer, ai zgjidhte binjake nga hebrenjte qe mberrinin ne kamp dhe u injektonte atyre kimikate te ndryshme, per te pare nese ato reagonin ndryshe. Ai grumbullonte te burgosurit me cene fizike, per te hetuar nese kushtet e tyre mundte ishin te trashegueshme. Ai trajtonte romet dhe femijet e tjere per semundje qe kishin lidhje me urine, duke perdorur vitamina dhe substanca te tjera, per te pare nese kishte ndryshime te trashegueshme ne reagimin e tyre ndaj terapise.

 Puna e Mengele-s ishte thjesht kerkim i paster, pa asnje aplikim praktik. Ai mori famen e tij te keqe nga prirja per te vrare subjektet e tij nen rrethana te caktuara, si per shembull per te zgjidhur nje argument mbi diagnozen, vriste pacientin dhe kryente autopsine. Sidoqofte, shume te mbijetuar e mbajne mend ate, jo per eksperimentet, sa per sjelljen e tij brutale dhe te pameshirshme ne kampin e spitali, ku shpeshhere ai i dergonte te semuret ne dhomen e gazit. Por Mengele ishte vetem nje prej shkencetareve ne Gjermanine naziste, te cilet kryenin eksperimente te tilla ne subjekte njerezore, kunder vullnetit te tyre. Karl Gebhard dhe Fritz Fischer u injektonin femrave te burgosura ne kampin “Ravensbruck” mikrobe te demshme. Ato testonin ilaçet e reja tek te burgosurit, duke prezantuar rezultatet ne konferenca shkencore. Shume projekte te tilla krijoheshin si nje kontribut praktik ne orvatjet per lufte te Gjermanise.

Ne nje sere kampesh, doktoret SS perdornin te burgosurit per te testuar trajtime per plagosje ne lufte, duke u prere pulpat e kembeve dhe duke u qepur copa xhami apo druri me baktere ne plage, nganjehere duke i tharmuar kockat e te burgosurve me çekiç, per te krijuar nje efekt me real; edhe ne kete rast, rezultatet prezantoheshin ne konferenca shkencore. Mbase, perdoruesi me i zellshem i trupave njerezore per eksperimente ishte doktori i ri SS, Sigmund Rascher, i cili perdorte te burgosurit ne kampin “Dachau” per te testuar reagimin e trupit te njeriut ndaj uljes se shpejte te presionit dhe mungeses se oksigjenit, ne nje perpjekje per te ndihmuar pilotet e detyruar te hidheshin me parashuta nga avionet ne lartesi te medha. Ai i quante disa prej sesioneve te eksperimenteve te tij “eksperimente terminale”. Ai maste kohen qe i duhej subjekteve te tij per te vdekur, teksa u thithej ajri gradualisht.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama