Zbulohen permasat e galaktikes Messier 87

Zbulohen permasat e galaktikes Messier 87
Pasi kane perllogaritur permasat, astronomet kane mesuar edhe nje fakt mjaft interesant. Pjeset ekstreme te kesaj galaktike jane te deformuara per arsye qe ende nuk dihen. Diametri i Messier 87 eshte 1.5 milione vjet drite, rreth 3 here me i madh se sa galaktika jone qe eshte Rruga e Qumeshtit. “U perballem me nje rezultat te papritur pasi llogaritjet e meparshme na tregonin se kjo galaktike duhej te ishte me e madhe se sa eshte ne realitet”, shprehet astronomi Ortwin Gerhard ne revisten shkencore "Astronomy and Astrophysics".

Ne vijim, ai ka shtuar se ne te shkuaren, dicka ka ndikuar ne tkurrjen dhe deformimin e kesaj galaktike. Rezultati i arritur eshte mjaft i rendesishem pasi yjesia e Virgjereshes ka penguar shume ne vezhgimin e kesaj galaktike. Ne terma me te thjeshte eshte njelloj sikur vezhgon nje llampe 30 wat nga nje distance 6 milione km, rreth 15 here sa distanca Toke-Hene. Shkencetaret kane hartuar disa skenare per proceset qe kane deformuar galaktiken ku nje prej te cileve eshte kolapsi i materies se zeze ne afersi te Messier 87. Nje tjeter alternative eshte edhe afrimi i galaktikes Messier 84 rreth nje milarde e gjysme vjet me pare.
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama