Zbulohet anti-materia
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Shkencetaret bene te ditur se kane zbuluar ekzistencen e nje fashe te holle grimcash te anti-materies qe mbeshtjell krejt planetin tone.
Ata mendojne se ky eshte nje zbulim i rendesishem, pasi keto anti-protone mund te perdoren si lende djegese per anijet kozmike te se ardhmes.
Zbulimi pershkruhet hollesisht ne buletinin e “Astrofizikes”, reviste shkencore qe ka nisur te botohet qe prej vitit 1895 dhe qe mbulon astronomine dhe astrofiziken.
Ne kendveshtrimin e eksperteve nje gjetje si kjo konfirmon punimet teorike se fusha magnetike e Tokes mund te zinte anti-materien ne kurth.
Shkencetaret kane verejtur se nje numer i vogel anti-protonesh qendron ndermjet brezave Van Allen, i ngecur, sic thone ata, mes materies normale.
Per kerkuesit me optimiste, nje sasi e tille anti-protonesh eshte ndoshta e mjaftueshme per hartimin e skemave qe e perdorin anti-materien si lende djegese per anijet hapesinore te se ardhmes.
Fasha e anti-protoneve u diktua nga sateliti “Pamela” i leshuar ne vitin 2006 per te studiuar natyren e grimcave te ngarkuara me energji nga dielli dhe nga pertej sistemit tone diellor qe njihen ndryshe edhe si rreze kozmike.