Zbulohet ar ne malet e Mirdites?

Zbulohet ar ne malet e Mirdites?

Banorët e Fanit në Mirditë ka kohë që flasin për grabitjen e nëntokës së kësaj zone nga një firmë turke që po ndërton hidrocentral me tunele mbi lumin Fan, por pretendimet e tyre tashmë kanë marrë një formë tjetër. Nga gërmimet e kryera në këtë mal janë zbuluar minerale bakri me përqindje të lartë ari.

Pasi është konsultuar me ekspertë dhe inxhinierë, ai deklaron se këta gurë janë një vlerë e çmuar e pasurisë sonë kombëtare dhe me një material të tillë është e mbushur gjithë zona ku po punojnë turqit.

Kërkesën për qeverinë për të verifikuar pretendimet e banorëve, dhe inxhinierëve të bakrit në këtë zonë, e mbështet edhe PS-ja në Mirditë. Përfaqësuesi socialist atje, Eduart Ndocaj, thotë se duhet ndaluar kjo grabitje e pasurisë kombëtare, raporton "Vizion+".

Firma turke e cila ka nisur punën prej 6 muajsh për ndërtimin e HEC-ve mbi lumin Fan në Mirditë, mohon akuzat se po shkatërron pasuritë minerale të kësaj zone me qëllim tregtimin e tyre jashtë vendi. Nga ana tjetër, asnjë përfaqësues i saj nuk pranon të pohojë nëse në këtë zonë kane dalë në dritë minerale ari, me vlerë të madhe monetare.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama