Ditën e sotme, në një banesë në Kukës janë arrestuar dy persona, pasi akuzohen nga autoritetet lokale si përgjegjës për posedimin e një arsenali municionesh luftarake.
Policia e Kukësit raporton arrestimin e shtetasit Abdi dhe Riza Lleshi, 51 dhe 47 vjeç. Në total u sekuestruan 8 854 fishekë, 15 armë, 40 granata dhe 4 mina kundër këmbësorisë.
Ndër të tjera dyshohet se, dy shtetasit i trafikonin drejt shtetit të Kosovës municionet luftarake.
Municionet e sekuestruara
40 granata dore mbrojtëse
16 granata dore
8 predha antitank
6750 fishekë model 56
2 mijë fishekë model 53
104 fishekë kalibri 12.4
40 fishekë pushke
21 kapsolla, 4 kuti kapsolla
3 automatik
5 pushke
1 mitraloz i lehtë
1 pistolete 54
1 pistoletë belge
2 çifte
4 mina kundër këmbësorisë