Studimi i tyre është publikuar në revistën “Biology Letters” dhe në thuhet se dinozauri i parë kishte përmasat e një qeni të madh dhe kishte një bisht shumë të gjatë. Sipas rindërtimit të shkencëtarëve, specia ka jetuar rreth 250 milionë vite më parë aty ku sot ndodhet Tanzania, në zonën jugore të Pangea.
Mbetjet e Nyasasaurus parringtoni, (ky është emri i tij shkencor), të cilat ndodhen që prej vitit 1930 në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, të analizuar vetëm këto ditë, kanë lejuar ta identifikojnë këtë dinozaur si një ndër më të lashtit.