Zbulohet drama ne doreshkrimin e Mithat Frasherit

Zbulohet drama në dorëshkrimin e Mithat Frashërit
Me parathënie të Ismail Kadaresë, kjo dramë vjen për lexuesin nga shtëpia botuese "Onufri". "Drama ‘Foleja kombëtare‘ gjendet në një fletore të vjetër në fondet që disponon Arkivi Qendror i Shtetit për Mithat Frashërin; ajo është e shkruar me dorë dhe mban pseudonimin e njohur të autorit, Lumo Skëndo", shprehen Malltezi dhe Delvina, të cilët kanë bërë të mundur që ajo të vijë si një libër.

Duket se shkrimtari, pinjoll i familjes së Frashëllinjve, ka qenë në mëdyshje për botimin e saj. Ndërsa në parathënie, Kadare thekson se "më tepër se një dramë, është drafti i një drame, një synim, një skicim, një ngrehë paraprake për pjesë teatri, e lënë në kantier, siç u ndodh shpesh njerëzve të letrave. Në fund të fundit, mund të merret si një peng a qortim ndaj dramaturgjisë së kursyer shqiptare, e cila gati dy shekuj pas dramës së parë shqipe, ende s‘ka qenë në gjendje të japë një pjesë të madhe teatri, nga ato që skenat e çdo vendi e presin gjithmonë me padurim". Personazhet e Mithat Frashërit janë realë dhe pjesë e historisë shqiptare. Janë ata që gjatë gjithë këtij viti janë përfolur aq shumë për kontributin e dhënë për gjuhën shqipe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama