Zbulohet enzima qe bllokon shtatzanine

Zbulohet enzima qe bllokon shtatzanine
Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një proteinë, e cila është në gjendje të zgjidhë shumë prej problemeve që lidhen me mungesën e pjellorisë tek femrat. Keshtu  mësohet në një artikull të publikuar ditën e sotme në “Journal of Medicine”. Një studim u krye mbi 100 gra, të cilat kanë humbur spontanisht më shumë se tre fëmijë, nga pamundësia e trupit të tyre për të përballuar shtatzaninë. Nga analizimi i rasteve, u zbulua se gratë që kanë pësuar aborde ose e kanë patur shumë të vështirë të ngelin shtatzanë, në shumë raste kanë nivele të larta të një enzime të quajtur SGK1.

Enzima u injektua në masë të lartë edhe tek disa kavie në laborator, të cilat ashtu si në rastin e njeriut, humbën tërësisht ose pjesërisht aftësinë riprodhuese. Sipas studiuesve britanikë, ky zbulim është shumë i rëndësishëm, pasi do të përqendrojë kërkimet në një fushë të caktuar, ndërsa u shpreh optimist mbi mundësinë e gjetjes së medikamenteve për kurimin e këtij problemi. Statistikat tregojnë se një në gjashtë gra përjeton vështirësi në mbetjen shtatzënë. Është ende e paqartë se sa përqind të rasteve të problemeve shkaktohen nga përqindja e lartë e enzimës në gjak.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama