Zbulohet gjeni qe ndikonte ne perhapjen e kancerit

Zbulohet gjeni qe ndikonte ne perhapjen e kancerit
Shkencëtarët anglezë zbuluan një “gjen të çmendur”, i cili shkaktonte përhapjen e kancerit në trup. Shkencëtarët e Universitetit të Angilisë Lindore pohuan se zbulimet e tyre do të mundësojnë zhvillimin e ilaçeve, të cilat ndalojnë përhapjen e tumorit (metastazën) në trup brenda dhjetë viteve.

Në studimin e publikuar në revistën ”Oncogene” bëhet e ditur se gjeni i njohur si “WWP2”  duke sulmuar një proteinë parandaluese të përhapjes së qelizave kanceroze e prish atë. Në eksperimentin e zhvilluar në laborator shihet se me ndalimin e gjenit “WWP2” vihet re një rritje e nivelit të proteinës dhe një ndalim i qelizave kanceroze. “Ky zbulim përbën një mënyrë të re emocionuese në kurimin dhe parandalimin e përhapjes së kancerit”, shprehet Surinder Soond, një nga shkencëtarët e pranishëm në studim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama